Siç e dimë të gjithë Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Fillimet e tij në muzikë janë shumë të hershme dhe tashmë ai numëron shumë hite në repertorin e tij. Por së fundmi le të themi se Ermali është ndjerë nostalgjik. Ai ka vendosur të publikojë në ‘Instastory’ disa foto të 11 viteve më parë.
Ato janë disa foto të rralla nga dita e martesës së këngëtarit të njohur.Në këto foto shihet këngëtari së bashku me partneren e tij, Ariana Fejzullahu. Edhe pse janë të rinj në moshë, ata tashmë 11 vite martesë bashkë. Përveç këtyre ai ka publikuar dhe disa foto të 2 djalit dhe vajzës së tij kur ishin të vegjël, Arti dhe Buna. Tashmë çifti ka 3 fëmijë, Buna, Era dhe djali i quajtur Art.