Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë një çift mjaft i dashur për publikun dhe jo vetëm. Mbrëmjen e djeshme ata kanë festuar 10 vjetorin e martesës së tyre dhe Ermali i ka bërë një surprizë bashkëshortes.
Ai ka postuar një Insta Story, teksa kanë qenë duke darkuar së bashku dhe mbi tavolinë shihet një tortë, ku shkruhet: “Urime 10 vjetori jonë”. Në video duket edhe Ariana duke prerë tortën e përbri kësaj video këngëtari shkruan : ”Gëzuar 10 vjetorin dashuria ime!” Por duket që ata kanë dashur ta festojnë paksa më në intimitet këtë datë të rëndësishme dhe në rrjetet sociale kanë qenë më të rezervuar.