Erkan Petekkaya përfundon në spital… Çfarë ka ndodhur me aktorin?

Showbiz

Erkan Petekkaya, aktori me një numër të madh rolesh të interpretuara në seriale të ndryshme, ndër to atë të personazhit Ali Akarsu, në serialin “Koha kalon” është dërguar me urgjencë, në spital. Problemet e aktorit me shëndetin kanë bërë që Erkan ditët e fundit mos ti ketë kaluar i qetë pas një krize në veshka që u mësua të ishte shkaku përse ai qëndroi për disa ditë nën mbikqyrjen mjekësore. Erkan mori trajtimet mjekësore të rekomanduara për disa ditë. U mësua se aktori, i cili ishte trajtuar edhe më parë për të njëjtat shqetësime shëndetësore, iu nënshtrua një operacioni kur gjendja e tij u përkeqësua dhe ditët e fundit e ndihmuan për të rikuperuar  shëndetin e tij, e për t’ju kthyer sërish rutinës dhe projekteve të radhës, qofshin ato në sheshxhirim apo edhe duke eksploruar në fusha të tjera, siç ishte rasti i fundit ku aktori po përgatitej të surprizonte fansat edhe si këngëtar, në bashkëpunimin me mikun e tij Sinan Akçil.