Aktori i njohur Erkan Petekkaya, i cili numëron role të shumta të interpretuara gjatë karrierës së tij të deritanishme, ishte i pranishëm në një ceremoni për ndarje të çmimeve teatrale ku shoqërohej nga bashkëshortja e tij Didem Petekaja dhe djali i tyre. Aktori u shpreh se ndihej krenar që merrte pjesë në natën e 107 -vjetorit të kinemasë turke. Ndërkohë djali i tij 17-vjeçar, ishte i emocionuar teksa tha se babai i tij ishte një shembull frymëzimi për të. Aktori po përgatitet të dalë para publikut me projektin e fundit ku interpreton përkrahë aktores Nehir Erdoan, ndërsa duke folur për këtë bashkëpunim të suksesshëm, ai zbuloi se tashmë xhirimet po shkojnë drejt fundit dhe seriali do të jetë shumë shpejt gati me seritë e para për publikun. Ai zbuloi gjithashtu se është publikuar trileri i tij. Gjatë intervistës aktori është vënë re nga fansat e tij dëshironin të bënin fotografi me të dhe ai nuk i ka refuzuar, por ka ndarë me ta disa momente para aparatit të fotografisë.