Erioni ndez zyrtarisht dritat e festave, po Ajola përse mungoi?

Showbiz

festata
Atmosfera e festave të fundvitit ka ardhur më shpejt se vitet e tjera në kryeqytet. Mbrëmjen e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndezur dritat e pemës në Tiranë, ku shoqërohej nga kori i Liceut Artistik.

Por ne na tërhoqi vëmendjen mungesa e bashkëshortes së tij Ajola Xoxës, e cila çdo vit e ka shoqëruar në këto moment. Këtë mungesë e ka sqaruar vetë kryebashkiaku, i cili është shprehur se Ajola dhe Kajan nuk ndodheshin pranë tij për shkak të temperaturave të ulta. Kajan ka arhdur në jetë një muaj më parë dhe mami Ajola ka qëndruar në shtëpi duke u kujdesur për të.