Erion Velian jep përgjigjen më të sinqertë kur e pyesin kujt i ngjan Kajani

Showbiz

Në ndryshim nga mami Ajola, e cila është treguar gjithmonë e kujdesshme të mos zbulojë asgjë nga pamjet e të birit, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, jo vetëm që ndau i pari lajmin e mirë në rrjete sociale (po bëhet thuajse 1 vit nga 1 qershori i shkuar), por nuk hezitoi të postonte as foton e parë me ‘’tironcin’’ e tij të zemrës. Përveç momentit emocionues, kur një baba përqafon për herë të parë djalin e tij, lind natyrshëm pyetja se kujt i ngjan pinjolli i familjes Veliaj-Xoxa.

Dhe deri sa të shihni imazhin e plotë të Kajanit, nuk na ngelet veçse të kënaqemi me atë thotë babi i tij. I ftuar në programin “Vizioni i pasdites” me Evi Reçin ai foli për rolin e babait dhe sqaroi më në fund se kujt i ngjante Kajani. “I ngjan mamës së vet dhe nëse nuk do i ngjante do thosha i ngjan se çfarë ju kushton të thoni që fëmija i ngjan gruas. Megjithatë ai ka tabiatet e mia, është shumë i lëvizur, shumë energjik, rebel. Ndërsa me tipare është i bukur si Ajola”, u shpreh Erioni.

Ai ka treguar se me Ajolën nuk zihet shumë për kujdesin e Kajan, vetëm në rastet kur ai i prish orarin e gjumit apo kur e lejon të shikojë telefonin. Në fund ai tha se do të donte shumë që kur të rritet Kajan të ndjehet krenar për punën që Veliaj ka bërë në Tiranë.