Pjesë e kastit të aktorëve gjatë xhirimeve të komedisë ‘2 Gisht Mjaltë’ ka qenë dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Nga traileri është kuptuar se Veliaj ka qenë pjesë e momentit të kurorëzimit të dashurisë së një çifti.Së fundmi vetë kryetari ka publikuar në ‘Instagram’ një foto e shkrepur në premierën e filmit, krah partneres së tij, Ajola Xoxa dhe 2 aktorëve protagonistë, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, bashkangjitur së cilës ka shkruar:
“Një super film që do ju shkulë brinjët nga të qeshurat me lot. Sa nevojë kemi të relaksohemi të gjithë pak si shoqëri. Ah, pamjet e Tiranës? Super. Ka dhe një aktor të lodhur në fund, por të tjerët janë shumë të mirë”. Në këtë postim nuk mungon as komenti I Ermalit ku e ka falenderuar për suportin dhe e ka cilësuar Erionin si një mik të rralllë.