Erion Veliaj flet për herë të parë rreth ndjesisë së të bërit baba!

Showbiz

erion ajola
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë në pritje të bëhen prindër për herë të parë. Çifti e ndau lajmin ditën e 1 qershorit dhe pak më vonë u zbulua se janë në pritje të një djali. Edhe pse ende nuk është bërë baba, kjo ndjesi duket se e ka ndryshuar totalisht kryebashkiakun.

er ajo
“Më ka transformuar. Edhe pse kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më shumë. Sot, kur po vija në punë, po thoja me vete ‘karroca kalon këtu?’ Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë.”