Erika Buenfil shfaqet nostalgjike/ Aktorja mahnit me një foto të së shkuarës

Showbiz

Erika Buenfil, një nga protagonistet e serialit meksikan ”Të mposhtësh të shkuarën”, përveç aktrimit, e vlerësuar gjithmonë edhe për bukurinë e saj, ditët e fundit i ka mahnitur të gjithë me publikimin e një fotografie të shkrepur dekada më parë. Në këtë fotografi e cila e ka kthyer aktoren dhe fansat e saj, pas në kohë, Buenfil duket shumë e re por edhe shumë tërheqëse veshur me rrobat e saj të banjës. Aktorja nuk është shumë aktive në rrjetet sociale dhe rrallë publikon fotografi në të cilat të shfaqet e zbuluar.

Krahasimi mes dy imazheve të emërtuara ‘tani’ dhe ‘atëherë’, ku në njërin prej tyre ajo është një vajzë e re, ndërsa në tjetrin, duket se është fotografuar në një prej ditëve të sotme, ishte shoqëruar nga aktorja me shënimin ‘Shpirti është ende i njëjtë, ëndrrat janë ende të njëjta, synimet, të reja çdo ditë. Çdo ditë është një fillim i ri’!

Ashtu siç pritej, fansat e kanë mbuluar postimin e saj me zemra të kuqe e qindra komente, duke lavdëruar bukurinë e saj natyrale dhe trupin e mrekullueshëm, i cili tërhoqi vëmendjen në mënyrë të menjëhershme. Edhe pse më të shumtët ndanë mendimin se më parë ajo dukej ‘spektakolare’, të tjerë vlerësuan versionin aktual në të cilin ajo shfaqej ndryshe, por jo më pak e mrekullueshme.