Djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë u përfol me lidhjen romantike që pati me vajzën e Majlinda Bregut. Dy të rinjtë, Kejda dhe Erik e konfirmuan në mënyrë të tërthortë lidhjen e tyre në momentin që portalet filluan të shkruanin për ndarje.
Por para pak ditësh thuhet se Eriku është parë në plazhet e jugut të Shqipërisë nën shoqërinë e një vajze tjetër të quajtur Brisilda. Pas kësaj të gjithë ishin kurioz se si do të reagonte Kejda dhe në fakt nuk vonoi shumë!
Nëpërmjet opsionit “Ask me a question” në Instagram kur është pyetur rreth ndarjes Kjeda është përgjigjur: “Ndarja është një pjesë e pashmangshme e jetës. Çdokush e kalon. Nuk është fundi i botës”