«Erdhën 150 njerëz të paftuar, shumë prej tyre nuk i njihja», Lorik Cana kujton ‘gjëmën’ që i bënë fansat ditën e martesës

Showbiz

lorikudasma

Edhe pse ka kaluar plot 1 vit nga momenti që kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht imazhi zyrtar i Tring, Lorik Cana, vendosi t’i jepte fund karrierës në futboll, ai vazhdon të mbetet figura më e dashur për mijëra tifozë ose jo, anembanë në botë. Që pas largimit nga fusha e blertë, ai i është përkushtuar familjes, por edhe ekranit të Tring ku vjen çdo të martë e të mërkurë në studion mikpritëse të Champions League. Prej katër vitesh, Loriku ka lidhur jetën e tij me arkitekten italiane, Monica.

Edhe pse ka folur shpesh për ceremoninë e martesës, sa herë është i ftuar në intervista, gjithmonë duket se ka një histori të re për të rrëfyer. Këtë herë, Loriku iu kthye edhe një herë kujtimeve të dasmës së bujshme me dy ceremoni. Cana tha se ai dhe Monika kanë zhvilluar një ceremoni private me 50 persona në Itali dhe një ceremoni me 650 persona në Prishtinë, prej të cilëve 150 ishin të paftuar dhe se nuk i njihte.

“Monika është një person që më ka ndryshuar perispektivën e jetës. Ajo ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe kupton shumë mirë shqip. Tirana, ndonjëherë nuk të mundëson të mësosh shqip, sepse ajo kur është në vështirësi flet italisht dhe të gjithë e kuptojnë. Ne kemi 7 vite bashkë dhe kemi 4 vite martesë bashkë me Monikën. Në dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta dhe erdhën 650, më shumë se 150 nuk i njihja fare. Në Kosovë, njerëz të Monikës kanë qenë vetëm prindërit. Por tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz. Dasmën në Romë e kemi pasur shumë intime, kanë qenë 50 vetë” – rrëfeu Cana.

lorikcanate