Eranda Libohova është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo ka një karrierë të suksesshme që nis nga konkurset për fëmijë e deri tek festivali i RTSH-sk apo ”Kënga Magjike”, ku është shfaqur herë vetëm e herë në krah të së motrës, artistes së mirënjohur Irma Libohova. Ndonëse motrat duken të pandashme, Eranda ka rrëfyer se personi me të cilin është më i lidhur nuk është Irma, por mamaja, të cilën e ka humbur gjatë këtij viti.
“Kjo ishte dhe mbetet dashuria ime më e madhe, mami! Gëzuar Bajramin. T’ju gjejë rrethuar me dashurinë e të afërmve tuaj. Ka disa dhimbje që nuk kalojnë kurrë. Në ditë të tilla si sot ishim mësuar të ishim bashkë. Më mungon më shumë se kurrë këtë herë. Kujtoj që këndonim ndonjë herë, bënim humor bashkë, e qeshura jote edhe sot më jep energji pozitive jo vetëm për të përballuar jetën, po për t’i bërë gjërat me durim, përkushtim, e për t’u dhënë dashuri njerëzve! Gëzuar”, shkruan Eranda.