Era, tani edhe në “Billboard”

Showbiz

5863.jpg

E fundit që ka tërhequr vemëndjen e Patrick Moxey është këngetarja shqiptare nga Kosova Era Istrefi. Presidenti i Ultra Music u shpreh se e pa Erën për herë të parë në YouTube me këngën “Bonbon”. “Bonbon” u përhap në mënyrë virale aq shpejt sa arriti mbi 30 milion shikime, duke arritur deri tek Moxey. Isfrefi është shprehur se “ E dija që një ditë, bota do të dëgjonte këngët e mia, por nuk prisja që “BonBon” të ishtë ajo këngë”. Zëri i këngëtares është krahasur me
Rihannen dhe Sian.

Moxey shprehet për Erën se ajo është tashmë një këngëtare ndërkombëtare. Ai vendosi të udhëtonte deri në Shqipëri për të takuar atë dhe manaxherin e saj Faton Shoshi. Ai u shpreh se të të krahasojnë me Rihannën dhe Sian është diçka për t’u vlerësuar por në fakt Era ka një zë unik dhe nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër.

“Bonbon” është transmetuar 8 milion herë në Spotify deri tani dhe është rregjistruar në “Ultra Records” dhe “B1 Records”, nën ekskluzivitetin e RCA Records dhe Nesër Music.

Çdo të jetë e rradhës për Erën? “Të jetojë ëndrrën time” është përgjigjur këngëtarja.