Era Rusi tregon si zbuloi tradhëtinë e të dashurit…

Showbiz

Jeta e saj private ka qenë tepër e izoluar nga ekrani dhe mediat. Kjo gjë i bën të gjithë më kuriozë të dinë dhe të pyesin rreth kësaj çështje. Në daljen e saj të fundit televizive, Era është shprehur se tashmë nuk është më në një lidhje për shkak të tradhëtisë së ish-partnerit.

Ajo ka ndarë disa detaje se si e zbuloi këtë fakt:

“Unë nuk jam natyrë grricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat” pohon Era. “Një ditë më ishte fikur telefoni, por më duhet të shkoja në koncert. Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e njihja ku shkruhej: mirë faleminderit. Aq desha unë”, është shprehur Era. “Unë e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe shoku e ka bërë rrugën për 30 sec nga sikleti. Kur ai erdhi lart, unë nuk reagova dhe ia ktheva mbrapsht telefonin. Kur mbërrij afër vendin të koncertit, i kërkoj sërish telefonin dhe gjejeni pak, mesazhi nuk ekzistonte më. Hë ma sqaroni pak përse e kishte fshirë?”- ka vazhduar këngëtarja rrëfimin e saj. Me siguri kjo situatë ka qenë e vështirë, megjithatë Era ia doli ta ndante eksperiencën e saj me të gjithë publikun.