Edhe Era Rusi është lënduar në dashuri, por e ka kaluar po me dashuri. Ajo është një vajzë single në pritje të princit të kaltër, por si çdo vajzë, e ka provuar edhe zhgënjimin. E ftuar në nje program ajo tha me humor se është në pritje të princit të kaltër, por ka një problem me kalin.
“A je lënduar nga dashuria që bën këto lloj këngësh?”
“Të mos bëj dhe unë kot tani, natyrisht që jam lënduar, por e kam superuar me dashuri dhe dinjititet. Unë s’lëndohem nga të tjerët, unë e kam gjithmonë me veten dhe them “po si e lashë unë veten të arrija deri këtu?”, ka thënë Era.
Mesa duket dashuria shëron gjithçka.