Era Rusi, gjatë një interviste u pyet se cfarë urimi do i bënte vetes për vitin 2020. Ajo u shpreh duke thënë ” “Nuk ka lidhje me 2020-n, por më shumë ka lidhje me mua si Era. Mendoj që në 2020-n, me unazë ose pa unazë, do të doja të kisha një fëmijë,”
Ajo vijoi duke thënë se nuk është në një lidhje, por kjo gjë nuk është një pengesë për të për të patur një fëmijë.
“Tani kohët kanë ecur aq shumë, sa çdo femër që nuk ka një mashkull të denjë për të, ose nuk e ka gjetur akoma, mund të bëjë një fëmijë. Kështu që nuk është e thënë që patjetër të kemi një unazë. Kam kohë që e mendoj.”
View this post on Instagram