Era zbulon si lindi ideja e krijimit të “Bonbon”

Showbiz

er 1468839356 9799455

Këngëtarja kosovare tanimë me famë botërore po mahnit gjithë botën me zërin e saj

Fjala është për Era Istrefin, e cila së fundmi, në një intervistë për mediat evropiane ka treguar se si ‘BonBon’ u bë hit në të gjithë boten. Siç shpjegon Era, kjo këngë ka depërtuar në të gjithë botën falë gjuhës shqipe që ka ngritur kureshtje.

Këngëtarja nga Prishtina e cila po cilësohet si një kombinim ndërmjet Rihannas dhe Sias, tha se tekstet të cilat i shkruan vet, ndonjëherë janë personale por për hitin ‘BonBon’ ajo u inspirua nga femrat tjera të cilat kanë nevojë që të dashurohen nga dikush.

Era thotë se dashuria për vetën ndihmon shumë për të qenë i suksesshëm dhe jo të gjithë kanë fatin e saj, ndërsa thotë se njeriu nuk lind me dashuri për veten por duhet ta krijojë atë gjatë zhvillimit.
Në pyetjen e drejtuar Eres se a do të ‘transformohet’ gjuha shqipe në atë angleze në këngët e saja të radhës, ajo tha se dëshiron që të këndojë në gjuhë angleze që të gjithë ta kuptojnë por gjithashtu ta shfaqë kulturën e bukur të vendit të saj.