Era nuk i ndahet suksesit, performanca mahnitëse për shumë radio në Belgjikë

Showbiz

egegeegeg

Era Istrefi është këngëtarja shqiptare me suksesin më të madh dhe kjo gjë është duke u dëshmuar çdo ditë e më tepër.
Pas performimit të saj në ‘TopAwards’ më pas në ‘New York’ Era ka vazhduar javën mbarë me performanca të mrekullueshme për Radio MNM,Radio NRJ,Fun Radio dhe Radio Music, në Belgjikë.

Gjithashtu përpos performimit të këngës ‘Bonbon’ Era ka realizuar edhe një intervistë për Fun Radio, ku njëri nga anëtarët e personelit të kësaj radio, ka publikuar edhe një fotografi me këngëtaren tashmë më të kërkuar nga Kosova. Ndërsa pjesë e këtyre radiove ishin shumë yje të njohura botërore si ‘Passenger’ dhe shumë të tjerë.
Era, ka kënduar për mrekulli këngën ‘Bonbon’ dhe ka dëshmuar kualitetin e saj në botën e muzikës, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Era ka realizuar sot edhe një set fotografik për një ndër magazinat më të fuqishme në botë atë të ‘V Magazine’. Era ka vendosur që të mos ndalet në botën e sukseseve, dhe këtë është duke e realizuar në mënyrë të përkryer.

era 2 1467138971 5652566