Era me “BonBon” edhe në “Ellen Tv Show”

Showbiz

12471546_1719889141563304_1119103791224396248_o1-690x516.jpg

 

Era Istrefi me projektin e saj të fundit të titulluar “Bonbon” arriti të marrë vëmendjen edhe jashtë kufijve shqiptar.
Pas revistës “V” dhe aktores së njohur Chloe Moretz, për këngëtaren shqiptare ka folur edhe njëra nga faqet më të ndjekura në Instagram “Ellen Tv Show”.
“Nëse Sia dhe Rihanna do të kishin një fëmijë”, është mbishkrimi në postimin ku është publikuar një sekuencë e videoklipit “BonBon”.
Era ka arritur që të marrë më shumë se 35 mijë pëlqime dhe rreth gjashtë mijë komente.
Kujtojmë se kjo faqe nuk ka të bëjë asgjë me programin e Ellen Degeneres./Telegrafi/