“BonBon” po dëgjohet gjithandej nëpër botë.
Kënga hit e këngëtares nga Kosova me të vërtetë ka pushtuar të gjitha vendet e Evropës dhe jo vetëm.
Madje, “Bonbon” ka shoqëruar tifozët e futbollit derisa ishin duke u mbledhur në stadiumin e madh të Real Madridit në Spanjë, ‘Santiago Bernabeu’, para lojës së Realit me Sportingun e Lisbonës për fazën e grupeve në Champions League.