Era Istrefi prej kohësh është duke sjellë projekte të njëpasnjëshme në muzikë. Pak ditë më parë doli klipi i këngës “Prisoner” dhe ai u prit mjaft mirë nga publiku. Por të gjithë e dimë se Era nuk ndalet me kaq dhe ambiciet e saj janë shumë të larta.
Së fundmi ajo ka publikuar një pjesë nga klipi i këngës më të re dhe ai është mjaft i veçantë. Klipi është realizuar në det dhe duket se e kthen Erën në stilin e saj. “Nesër”,- shkruan Era krahas videos së këngës “Oh God”, e cila vjen në bashkëpunim me xhamajkanin Koshens.