Era Istrefi: Për një javë të tërë nuk haja, nuk flija…

Showbiz

era istrefi 8

Suksesi ndërkombëtar pas publikimit të hitit “Bonbon” ka qenë i papritur edhe për Era Istrefin. Në një intervistë të fundit të realizuar në Londër, këngëtarja shqiptare nga Kosova, ka treguar edhe “pasojat” që i kanë ardhur nga i gjithë ky sukses:

“Gjithçka ka qenë jashtë parashikimeve të mia… Kur “Bonbon” filloi të arrinte përmasa ndërkombëtare, ishte si një shpejtësi drite: Isha duke pushuar në shtrat dhe krejt papritmas numrat e ndjekësve në “Instagram” rriteshin çmendurisht, shumë shpejt. Për një moment mendova se po më thyhej llogaria dhe nuk kuptoja se ç’po ndodhte, sepse e gjitha ishte sureale… Telefoni po më shpërthente”, tregon këngëtarja.

Po ashtu, Era shton se kjo gjendje e jashtëzakonshme i zgjati për plot një javë, gjatë së cilës as nuk mund të lëvizte, as të hante dhe as të flinte. Derisa kuptoi se e gjitha ishte reale dhe për këtë meritë kanë të gjithë bashkëpunëtorët që kanë punuar me të, pa harruar të përmendë edhe familjen e saj, që siç thotë artistja, ishin të bindur që ajo do të kishte sukses absolut.