Era Istrefi në pritje të nënshtetësisë shqiptare

Showbiz

7768ughv

Nënshtetësia e Kosovës duket se ka qenë pengesë për karrierën e Era Istrefit, e cila prej disa javësh i është drejtuar zyrës së presidentit Bujar Nishani, për të marrë nënshtetësinë shqiptare.

Burime pranë Presidencës kanë treguar për “Bluetooth” se këngëtarja ka dorëzuar dosjen me kërkesën për nënshtetësi, e cila është marrë në shqyrtim nga presidenti.

Megjithatë, menaxheri i këngëtares, njëkohësisht edhe i dashuri i saj, Faton Shoshi është shprehur se kërkesa e Erës është miratuar dhe këngëtarja do të marrë javën që vjen nënshtetësinë në një takim me presidentin Nishani.

Në fakt, kanë qenë të shumtë artistët nga Kosova që kanë kërkuar e që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Sipas menaxherit të Era Istrefit, “janë të shumta eventet që ajo nuk merr dot pjesë për shkak të nënshtetësisë”.

“Era e ka promovuar Shqipërinë kudo ku ka shkuar. Në të gjitha intervistat ka thënë që është shqiptare dhe ka folur me krenari për këtë vend dhe vendlindjen e saj, Kosovën”, është shprehur Fatoni.