Disa ditë më parë, një koment i producentit Diplo, në një foto të Era Istrefit ku e pyeste se edhe për sa kohë do të qëndrone në Xhamajka, bëri mjaft bujë duke u komentuar si një ngacmim “live” nga ana e tij.Megjithatë, Era nuk pati asnjë reagim e nuk u prononcua aspak për lajmet rozë që u shpërndanë me shpejtësi edhe në disa media ndërkombëtare.
Disa orë më parë,në një tjetër postim të Erës, Diplo ka komentuar “One love” (një dashuri). Sigurisht ky është një fragment i shkëputur nga kënga “Live it up” ku edhe ata të dy u njohën, por a nuk iu duket pak e çuditshme që nga i gjithë teksti i këngës, Diplo tërhoqi vetëm këto fjalë? Fansat e Erës komentojnë vazhdimisht se dyshja është në një lidhje dashurie e megjithatë, s’mund të jemi të sigurtë pa pasur diçka konkrete si përgjigje nga ana e këngëtares shqiptare.