Era Istrefi në listën e personave që do «pushtojnë» botën në 2019-ën!

Showbiz

era liste
Këngëtarja Era Istrefi po njeh prej kohësh vetëm rritje në karrierën e saj. Teksa këngët e saj renditen mes sukseseve botërorë, këngëtarja vlerësohet edhe nga media me influencë në botë dhe Europë. E fundit që ka shkruar për të është ‘Politico.eu’ një media me shumë rëndësi, sidomos në aspektin politik.

fghdygujdfgyjg

“Era Istrefi po e fut Kosovën në hartë edhe pse disa nuk duan që të jetë aty. 24-vjeçarja nga Prishtina ka shijuar suksesin internacional. Muzika dhe stili i saj janë krahasuar me Rihannën dhe Sian shumë herë.Albumin e parë pritet ta publikojë në 2019-ën. Teksa e sheh, kupton ajo ka gjithçka i duhet një ylli pop-i, e re, tërheqëse, e bukur.

sexdrtjhfghkg

Megjithëse karriera e saj nuk ka lidhje me politikën, beteja që ajo po bën për të ardhmen e Kosovës, e cila para pak kohësh për pak i shkatërroi pjesëmarrjen në ‘Kupën e Botës’, pasi Russia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e lejoi të hynte në territorin e saj me pasaportën e vendlindjes, është e vazhdueshme”,-shkruan prestigjiozja.Ata theksojnë se Era do të pushtojë botën me këngët e saj gjatë 2019-ës dhe e kanë emëruar ambasadoren e pop-it. Krahas Erës, në shkrim përmendet edhe Rita Ora dhe futbollisti Xherdan Shaqiri, për rolin e tyre në botë.