Ndodh shpesh të mos jemi të kënaqur me pjesë të trupit tonë, kjo është edhe arsyeja kryesore se përse kirurgjia plastike është në pikën e saj më të mirë për momentin. E megjithatë, në një botë që shkon shumë drejt bisturisë dhe “korigjimit” të defekteve, ka edhe nga ata persona që i bëjnë promovim idesë së trupi duhet dashur ashtu siç është.
Diçka të ngjashme ka dashur të përcjellë edhe Era Istrefi, ndonëse nuk ka bërë ato fjalimet e zakonshme që shpesh mund të tingëllojnë edhe moraliste. Me humor, ajo ka dhënë një mesazh të këndshëm.
Në klipin e saj të fundit, “Prisoner”, Era ka bërë një foto teksa në pjesën e gjoksit ka bërë vend për disa dollarë (në përputhje me idenë e klipit) dhe teksa ka postuar pikërisht foton e këtij momenti, shkruan: “Kur natyra nuk të jep gjoks të madh, thjesht mbushi me para…” – ka përfunduar ajo duke bërë që ndjekësit të argëtohen e të qeshin me komentin e saj.