Era Istrefi ka kënduar hitin e saj ‘Bon Bon’ në koncertin e madh të David Guettas në Shkup të Maqedonisë.
Para se të performonte, këngëtarja shqiptare ka pasur një takim në prapaskenë dhe këtë e ka dëshmuar edhe përmes fotografive.
Një të tillë e ka publikuar edhe vetë këngëtarja, Era duke treguar përshtypjet e saj.
“Ishte një kënaqësi e madhe ta takoj”, është shprehur këngëtarja në foton e publikuar në Instagram.