Ky ka qenë një vit shumë i suksesshëm për Era Istrefin, e cila na bëri krenarë me performancën e saj në Kupën e Botës. Teksa ajo po shijon sukeset e shumta, është përballur me një problem shëndetësor. Era ka bërë me dije se ndodhet në spital, por nuk ka asgjë për t`u shqetësuar.
Duke iu përgjigjur fansave të cilët i kanë dërguar mesazhe të shumta, ajo ka treguar se ndodhet në spital, pasi është operuar nga apendesiti, por tani është mirë dhe po pushon. Ajo ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt. Këngëtarja ka zgjedhur që të komunikojë me fansat me anë të një videoje në Instastory, por nuk e ka treguar fytyrën apo ambientin ku ndodhet.