Një lidhje në heshtje, por kur mori fund bëri shumë bujë. Po shkruajmë për romancën mes Era Istrefit dhe menaxherit të saj asokohe, Faton Shoshit. Gjatë kohës që ishin bashkë, ata nuk e pranuan që ishin të lidhur, mirëpo, pas ndarjes ishte vetë Fatoni ai që pranoi se kishte pasur diçka mes tyre, por tashmë rrugët e tyre ishin ndarë.
Siç ndodh zakonisht edhe pas ndarjes së dy personazheve të njohur, sërish përflitet rreth ish-romancës së tyre. Në fakt një shkrim i vogël i Erës teksa udhëtonte me makinë, ka risjellë në vëmendje historinë me Fatonin.Era shkruante në foton e saj thjesht “Do doja të ishe këtu” dhe ky u mor si një mesazh për ish-in e saj. Mirëpo, ylli ndërkombëtar e ka parë të arsyeshme të shkruante diçka rreth këtij aludimi.“Nuk kthehem mbrapa”,-shkruan Era direkt në postimin e radhës.