Era Istrefi hit në rivierat ballkanike

Showbiz

EraIstrefi 780x439

 

Kënga “Bon Bon” që theu të gjitha rekordet e dëgjueshmërisë për një këngë shqip anë e mbanë botës, nuk ka vend që nuk po dëgjohet.

Kështu edhe në Budvë të Malit të Zi, në një prej klubeve më të njohura në mbarë Evropën, Top Hill, ishin mbledhur mijëra adhurues për të dëgjuar një performancë të këngëtarit boshnjak Dino Merlin.

Por, para performancës së një prej legjendave të muzikës ballkanike, Dj i cili u përkujdes të ndezte atmosferën e kishte të preferuar Era Istrefin.
Për afro 5 minuta Era Istrefi dhe hiti i saj “Bon Bon” u dëgjua në Top Hill, teksa na çudit fakti se këtë këngë e dinin permendesh serbët dhe madje nuk ndaleshin duke kënduar, shkruan Telegrafi.

Në një video një minutëshe të publikuar në rrjetet sociale, shihet projekti i Erës duke performuar në Top Hill ku të pranishëm ishin mbi shtatë mijë persona, një pjesë e madhe e të cilëve turistë nga Serbia.