Era Istrefi feston me ish të dashurën e Faton Shoshit!

Showbiz

Atëherë, keni menduar ndonjëherë të bëheni shoqe me ish të dashuren e ish të dashurit tuaj?! Me siguri të gjithë e mbani mend romancën e Era Istrefit me menaxherin e njohur, Faton Shoshi.Ata përveç se bashkëpunëtorë, ishin edhe të dashur, por lidhja e tyre mori fund, ashtu sikurse Fatoni nuk e menaxhon më këngëtaren e talentuar.

Pas ndarjes nga Era, Shoshi u përfol për një lidhje me modelen e njohur Gresa Hoti, me të cilën këngëtarja shqiptare është takuar mbrëmjen e kaluar në Ibiza.“Mbrëmja e djeshme ishte qejf!”-ka shkruar Gresa në postimin në Insta Story.Era ndodhet prej disa ditësh në ishullin luksoz, por Gresa siç duket ka shkuar për të festuar ditëlindjen e të dashurës së saj.