Era Istrefi dhe Ronela Hajati na prezantojnë tendencën më të fundit…

Showbiz

era ronela
Trendet e ‘make up-it’ ndryshojnë vit pas viti dhe sa më shumë kalon koha duket sikur po shkojmë drejt perfeksionit. Personazhet e njohur janë zakonisht ato që na njohin me trendet e fundit, sepse i kushtojnë më tepër rëndësi pamjes së tyre. Me aq sa mund të kuptohet deri tani duket se këtë vit tendenca mbizotëruese është grimi si kukull ‘Barbie’ apo ‘Bratz’. Ndër të parat që e solli këtë risi në Shqipëri ishte Era Istrefi, e cila pak muaj më parë u shfaq tërësisht e transformuar në rrjete sociale.

1 4

Me flokët e gjatë bjond, vetullat e trasha dhe qukat e bëra me laps, Era dukej si një kukull e vërtetë. Pothuajse me të njëjtin ‘look’ si Era, sot është shfaqur edhe Ronela Hajti.Madje në një fotografi, Ronela kishte pozuar përkrah dy kukullave dhe ishte shumë e vështirë të bëjë dallimin mes tyre.Në fillim të këtij viti kjo u përhap edhe si një lloj sfide në ‘Instagram’ se cila prej vajzave mund të realizonte më mirë ‘look-un’ e kukullave të njohura ‘Bratz’. Këtë trend më në fund na e sollën në Shqipëri edhe Era me Ronelën, duke na vërtetuar se fuqia e ‘make up-it’ është vërtetë e madhe.

ron