Ata kanë qenë një nga çiftet më të komentuara dhe të suksesshme, edhe pse nuk pranuan kurrë publikisht lidhjen e tyre. Era dhe Fatoni ishin partneri si në jetë, ashtu edhe në punë. Por, kohë më parë, u bë e ditur shkëputja e kontratës së tyre dhe rrjedhimisht edhe ndarja e çiftit. Herë pas here, menaxheri i njohur është parë në krahun e shumë vajzave bukuroshe duke bërë të gjithë të mendojnë se kush mund të jetë e dashura e tij aktuale.
Por, përsa i përket marrëdhënies me Erën, ai është shprehur gjithmonë se kanë mbetur miq. Disa foto të fundit të tyre në Prishtinë, bënë që fansat të aludonin për një ribashkim, gjë të cilën asnjëri prej tyre nuk e paska në plan.
“Unë e kam cek edhe më parë që kemi mbetur miq. Më herët nuk jemi takuar sepse unë kam qenë në Amerikë, kurse ajo në Londër. Kemi qenë të ngarkuar me punë. Ajo ka ardhur tani dhe ne vazhdojmë të jemi miq, fakti që nuk punojmë bashkë nuk do të thotë që nuk do takohemi më. Për këtë arsye u shkëputëm me mirëkuptim nga njëri-tjetri, që të mos ketë urrejtje në mes,” ka thënë Fatoni.