Disa ditë më parë u publikua kënga zyrate e kampionatit botëror të Futbollit, i cili do të mbahet në Rusi. “Live it Up” është bashkëpunimi i këtij viti në të cilin kanë marrë pjesë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam. Por veç këtyre Erën e kemi parë edhe krahë futbollistëve me famë botërore.
Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një foto, ku shihet e rrethuar nga shumë njerëz dhe përkrah ka futbollistin legjendar të Brazilit, Ronaldinho. Përbri kësaj foto ajo shkruan: “Një selfie legjendare”. Dhe ka të drejtë, pasi kur mblidhen aq shumë yje botërorë në një foto, sigurisht që është një “selfie legjendare”.