Disa orë më parë është publikuar një foto e Erës dhe Norës në studion e producentit Mixey, çka ngriti dyshime tek fansat për një bashkëpunim të mundshëm midis tyre. Por ende jo.
Motrat Istrefi ndodheshin në studio pasi Nora është duke punuar për këngën e saj të re që do të publikojë së shpejti. Ky projekt do të vijë pas bashkëpunimit me reperin Gjiko në këngën “Gabime”. Ndërkohë, Era Istrefi ka qenë këto ditë kryefjala e mediave shqiptare dhe jo vetëm. Ajo do të këndojë himnin e kampionatit europian të futbollit së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.