Në Tring, po transmetohen episodet e fundit të serialit “Jetë” kështu që historisë së Murat dhe Hajat po i vjen fundi. Të gjitha janë kurioz se çfarë do të ndodhë me personazhet tanë të dashur por nga ana tjetër duan të dinë dhe se cilët aktorë do të vijnë pas tyre në ekran.
Seriali që do të pasojë “Jetë” titullohet “Dhoma 309” dhe është një nga serialet më të suksesshëm në Turqi. Me protagonistë Demet Özdemir dhe Furkan Palalı jemi të sigurt se ky serial do ju mbajë të mbërthyer pas ekranit të Tring. Ai fillon më 25 tetor, nga e hëna në të premte në orën 20:00 në Jolly HD dhe në 21:45 në ekranin e 3Plus.
Ju njohim pak me historinë e bukur të “Dhoma 309”!
Gjatë një video testamenti gjyshi i pasur i lë trashëgiminë nipërve të tij Erol dhe Onur, me një kusht, të parit që martohet dhe ka fëmijë. Për të marr paratë mamatë, Betyl dhe Jilldiz, rendin me shpejtësi të nxjerrin në takime djemtë e tyre. Në njërin prej tyre Onur takon gabimisht vajzën e gabuar, Lale. Duke kujtuar se po takonin personat e caktuar ata fillojnë të flasin dhe kalojnë natën në një hotel, në dhomën 309.