Enrique Iglesias refuzon trashëgiminë e babait, legjendës së muzikës Hulio Iglesias

Showbiz

Një nga emrat më të njohur të muzikës latine Enrique Iglesias, mësohet të ketë refuzuar  trashëgiminë e babait të tij, legjendës së muzikës Hulio Iglesias, për shkak të distancimit dhe përçarjes mes tyre prej vitesh. Këngëtari i superhitit “Hero”, është përfolur vazhdimisht për marrëdhëniet jo të mira me të atin. Ndërkohë raportet e acaruara dolën në sipërfaqe edhe më shumë pasi Enrique vendosi të hiqte dorë nga trashëgimia e konsiderueshme e babait të tij.

Ndonëse babë e bir dhe ndër artistët më të mëdhenj në botë, ata nuk kanë patur të njëjtin sukses në raportin e ndërtuar mes tyre. Prej shumë vitesh rrugët e tyre kanë ecur ndarazi. Arsyet e vërteta të ftohjes së vjetër, nuk janë të qarta por shumë mendojnë se problemi qëndron te konkurrenca profesionale që i ka larguar ata nga njëri-tjetri. Enrique e ka treguar se nuk ka nevojë për trashëgiminë e babait të tij, pasi së bashku me bashkëshorten, tenisten e famshme Anna Kournikova, kanë ndërtuar një perandori, pa ndihmën e prindërve.

Flitet se pasuria e Hulio Iglesias llogaritet më shumë se 800 milionë euro. Krahas suksesit në muzikë, ai llogaritet të këtë siguruar pasuri edhe si sipërmarrës. Hulio, i cili ka mbushur 79 vjeç muajin e kaluar, ka tetë fëmijë nga dy martesa dhe Enrique tani duhej të kishte trashëguar 100 milionë euro, aq sa vlerësohet të jetë pasuria e tij e bërë vetë.