Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova do të bëhen sërish prindër

Showbiz

Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, Anna Kournikova, thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, dy vite pas ardhjes në jetë të binjakëve.

Ish-ylli i tenisit dhe këngëtari janë prindër të binjakëve Lucy dhe Nicholas, të cilët lindën në dhjetor të 2017-s. Çifti u fotografua nga revista spanjolle Hola! teksa shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit. Siç mund ta shihni edhe në foto, vihet re dukshëm barku i rrumbullakosur i Anna-s.

Anna dhe Enrique nuk e kanë konfirmuar lajmin. Ata njihen për faktin që e mbajnë jetën private larg vëmendjes mediatike.