Enrique Iglesias bëhet baba për herë të tretë

Showbiz

Çifti i njohur Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër për herë të tretë.

Ka qenë vëllai i këngëtarit spanjoll Enrique, Julio Iglesias Jr, që ka konfirmuar lajmin, gjatë një interviste me radiotelevizionin kilian ADN.

‘Vëllai im tani ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur’, u shpreh ai.

Ndërkohë dyshja e famshme nuk ka reaguar ende publikisht për lajmin, por falë fotove të siguruara nga paparacët është zbuluar se ish-tenistja, 38 vjeçe ishte në pritje të ëmbël.