Këngëtari i njohur spanjoll, Enrique Iglesias po vazhdon turin e tij rreth Europës të quajtur ‘All The Hits’. Së fundmi, Enrique ka qenë i pranishëm në koncertin e tij në Ukrainë dhe i ka habitur të gjithë me një veprim të papritur.
Në momentin që Enrique ishte duke performuar njërin nga hitet e tij, një vajzë u ngjit në skenë dhe të dy filluan të shkëmbenin puthje pasionante me njëri-tjetrin.Fansja nuk mund ta besonte që ishte me aq fat dhe nuk ngurroi që të bënte një ‘selfie’ me këngëtarin.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Enrique shkëmben një puthje në buzë me fanset e tij. Në një intervistë të disa viteve më parë, ai ka thënë se e bën këtë gjë se fansat e tij i japin atij shumë dhe e bëjnë të lumtur.