Eni Koçi nuk dorëzohet, zgjedh kualifikimin mjeksinë përpara muzikës…

Showbiz

eni koci

Shpesh artistët ndodh të lënë pas dore studimet për shkak të angazhimeve që kërkojnë projektet e tyre muzikore. Nëse do të jesh i suksesshëm në art, duhet patjetër të heqësh dorë nga një profesion i dytë pasi nuk mund të bësh 2 profesione njëkohësisht e aq më pak kur nuk janë të lidhur me njeri tjetrin. Eni Koçin, e kemi parë tepër aktive së fundmi në muzikë dhe të gjithë menduan se ajo i ka ndërprerë studimet e saj në Londër për mjeksi.

eni

Madje kohët e fundit Eni ka hapur një biznes me fustane eventesh dhe koha e saj duhet të jetë tepër e kufizuar për të bërë më tepër se kaq. Por, ajo nuk dorëzohet dhe është tepër e bindur se sado sfiduese është të studiosh mjekësi dhe njëkohësisht mos të shkëputesh nga arti apo biznesi, mund tja dalë mbanë ti bëjë shumë mirë të treja.