Eni Koçi ka dy fjalë për kolegët: Çfarë janë Madonna dhe Maluma para këngëtarëve shqiptarë?

Showbiz

kocci
Madonna dhe Maluma sollën së fundmi një bashkëpunim me titull “Medellin”, i cili arriti 3 milionë klikime në vetëm 24 orë. Këtë detaj, Eni Koçi ka vendosur ta përdorë për të ironizuar të gjithë këngëtarët shqiptarë. “3 milionë klikimë për 24 orë Madonna dhe Malume, por çfarë janë Madonna dhe Maluma përpara 1-shave të Shqipërisë? Këtej nga ne kapën për 1 orë”, ka shkruar Eni në një foto në ‘Instagram’, ku tregon dhe pjesën e klikimeve në këngën e artistëve të njohur.

Screenshot 14 8

Kjo nuk është hera e parë që vetë artistët akuzojnë njëri-tjetrin për manipulime të tilla dhe siç mund ta mendoni, këngëtarja nuk ka përmendur asnjë emër në këtë postim. Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, Eni publikoi këngën ‘Afër Teje’ në bashkëpunim me Olsi Bylykun, i cili u prit shumë mirë nga publiku.