Eni Koçi feston ditëlindjen, pranë njerëzve të saj më të dashur!

Showbiz

eni koci
Këngëtarja Eni Koçi feston sot ditëlindjen dhe ka marrë një surprizë mjaft të këndshme nga njerëzit e saj më të dashur. Bukuroshja mbush 22 vjeç dhe e ka festuar në mënyrën më fantastike. Sapo trokiti mesnata, shtëpia e Enit u mbush plot me dhurata.

eni dtl

Pranë saj qëndronte motra e madhe Greta e cila mbante një tortë me qirinj në duar me urimin: “Eni e bukur edhe 100”. Ambienti ishte i mbushur me tullumbace dhe një buqetë e madhe me lule në formë zemre. Nuk e dimë se kush ia kishte dërguar Enit këto lule, por ajo që pamë ishte se në festë mungonte partneri i saj Genc Prelvukaj.

eni dtl2 eni dtl3