Eni Çobani merr masat e duhura për tu dobësuar! Shikoni vendimin e saj…

Showbiz

Edhe pse ‘’lufta’’ për të qenë sa më në formë gjatë verës nis që në mars apo prill, mos mendoni se me rikthimin në punë apo shkollë i keni mbyllur punët me dietat dhe aktivitetin fizik. Shtatori është muaj ideal për t’i vendosur vetes synime të reja, përfshirë këtu edhe eliminimin e atyre kilogramëve të tepërt që ju shqetësojnë prej kohësh.

Nëse keni akoma nevojë për një shembull, nuk keni pse kërkoni shumë larg, mjafton të ndiqni në Instagram juristen e njohur Eni Çobani. Personazhi kaq shumë i dashur për publikun shqiptar, sidomos për ata që e ndjekin të dielën në rolin e ndërmjetëses ligjore, ka vendosur të humbë peshë dhe këtë e ka treguar përmes një videoje në Instagram.

Ajo shfaqet duke bërë biçikletë pranë Edmond Stafës, njërit prej trajnerëve më të njohur të crossfit-it.
“E vështirë, por jo e pamundur. Këtë herë, seriozisht”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Cobani (@enicobani) on


Nuk e dimë sesa do të zgjasë stërvitja e Enit, por që tani po nuhasim rezultate shumë të mira!