Aktori i njohur Engin Öztürk ka folur për projektin e ri, episodi i parë i së cilit u transmetua ditët e fundit. Ai u shpreh se ndihet shumë i emocionuar, pasi çdo projekt i ri, është një përjetim krejtësisht i ri dhe i shkëputur nga ato të e mëparshme. Aktori i pashëm zbuloi se seriali sjell historinë e një polici që hakmerret për mikun e tij të vrarë dhe trajton çështjet e krimit por edhe ndikohet nga aspekte të dashurisë,”Edhe pse jam në brendësi të ngjarjeve dhe personazheve, që nga filllimi kam qenë një nga teleshikuesit më të paduruar deri në shfaqjen e episodit të parë të projektit”.
Aktori tregoi se e ndan rolin kryesor në këtë projekt me kolegen e tij Aybyke Pusat. “Bashkëpunimi jonë ishte i fytshëm, shpresoj të pëlqehet edhe nga publiku. Tani që gjithçka ka përfunduar në sheshxhirim, ndihem i lumtur dhe disi i lehtësuar nga ngarkesa dhe angazhimet e ditëve të gjata.
“Jam duke kërkuar mundësinë të pushojë dhe t’i shijoj eventet festive”, tregoi aktori duke iu referuar ditëve të fundit të vitit. Duke u shprehur se kishte punuar shumë për rolin e tij, Öztürk u shpreh: “Kam folur shumë për këtë projekt, ka ardhur koha ta shikojmë tani.”Në përfundim, ai ka shprehur keqardhje që nuk do të takohej më çdo ditë me kolegët me të cilët ndau sheshxhirimin për projektin e tij të ri.