Engin Hepileri mbështet deklaratat e mikes dhe koleges Berguzar Korel

Showbiz

Aktori i njohur turk Engin Hepileri dhe bashkëshortja e tij Bejza Shekerxhi, teksa ndodheshin në një qendër tregtare ditët e fundit, i kanë dalë në krah deklaratave të shumëpërfolura të aktores Bergyzar Korel gjatë verës, teksa e quante çmendur ekspozimin e fëmijëve në rrjetet sociale, pasi i rrezikonin ato. Në fakt, edhe pushimet ata i kaluan me miqtë e tyre, Halit dhe Bergyzar, pasi janë miq të afërt. Aktorët u shprehën se momentet familjare janë të shenjta dhe duhen respektuar dhe se është normale që të duan t’i mbajnë larg vëmendjes mediatike, sidomos në rastin e fëmijëve, pasi pasi kjo nuk ndodh me pëlqimin e të vegjëlve.Aktori të cilin e kujtojmë nga seriali “Dashuri dhe sekrete” ka folur gjithashtu edhe për projektin e fundit në të cilin merr pjesë dhe interpreton krah kolegut të tij aktorit të njohur Ozan Akbaba dhe tregoi se është një film artistik që pritet të shfaqet në kinema në shkurtin e vitit të ardhshëm.