Engin Hepileri dhe Beyza Şekerci flasin për projektet e reja!

Showbiz

Çifti i famshëm i aktorëve Engin Hepileri dhe Beyza Shekerçi u vunë re teksa shëtisnin në plazh me djalin e tyre Xhan. Në fokusin e kamerave ata kanë folur fillimisht për rutinën e tyre e cila tashmë ka ndryshuar, me dërgimin të djalit të tyre në kopësht. Më tej, ata kanë folur për projektet e tyre të reja duke zbuluar më shumë në lidhje me datën e publikimit të serialit në të cilin Engin do të shfaqet para publikut pas disa muajsh, përkrahë aktores Hazal Kaya. Aktori të cilin ne e kujtojmë me personazhin e Ujgar nga seriali “Dashuri dhe Sekrete”, zbuloi se në projektin e ri komedi për të cilin është duke punuar, ai do të përcjellë shumë momente argëtuese dhe batuta pa fund. Gjithashtu aktori tha se pranverën e vitit të ardhshëm seriali do të jetë gati t’i prezantohet publikut. Ndërsa nga ana tjetër Beyza Şekerci tha se do të shfaqet së shpejti në ekran si moderatore në sezonin e dytë  të një show televiziv përmes së cilit do të zbulohen të pathëna nga jeta e personazheve më të komentuar të televizionit.