Ylli i serialeve Engin Düzyatan ka njoftuar në llogarinë e tij në instagram se u infektua nga koronavirus. Së fundmi është mësuar se aktori i njohur, pavarësisht rezultatit negativ të testit, ishte mbyllur në shtëpi me dyshimin se ishte infektuar. Ai ishte testuar për të dytën herë dhe ndërmorri hapin të njoftonte publikun se ishte në kthetrat e virusit. Düzyatan i cili kishte parandjerë se herën e dytë nuk kishte mundur ti shpëtonte virusit e solli njoftimin e tij përmes një story në instagram, ku bënte me dije se rezultati i testit të tij për fat të keq kishte rezultuar pozitiv. Nga mesazhi i tij u kuptua se aktori po qëndronte në shtëpi duke u vetëizoluar për pak kohë. Duzyatan paralajmëroi të afërmit e tij dhe kujtdo që e kishte kontaktuar kohët e fundit, ti nënshtroheshin një testimi të menjëhershëm.