Engin ka vendoshur të urojë bashkëshorten e tij Neslisah nëpërmjet një postimi dhe urimi tepër romantik në instagramin e tij. Ata janë martuar në Tetor të vitit 2014. Në urimin e tij ka shkruar: “ Nënës së fëmijëve të mi, femrës me të cilën ndaj jetën…mamasë më të përkryer dhe më të bukur në të gjithë botën ,NE TË DUAM! “
Neslisah e cila feston 30-vjetorin e saj, shumë e emocionuar shkruan: “Ndihem me shumë fat, kam arritur që në moshën 30-vjecare të kem mashkullin ideal në krah me të cilin kam dy fëmijë të mrekullueshëm dhe jam e rrethuar kudo nga miq të mirë në rrethin tim. Faleminderit Zotit! “| Jemi të sigurt që shumë vajza do donin të ishin në vendin e Neslisah tani…