Engin Altan Duzyatan merret me ‘forcë’ në gjykatë!

Showbiz

altan
Engin Altan është kërkuar të paraqitet në gjykatë, për të dhënë dëshminë e tij. Ai është i përfshirë në grupin e personazheve publike, të cilët janë kërcënuar, shantazhuar dhe janë vjedhur prej 18 personash. Gjyqi për grupin prej 18 vetash është duke u zhvilluar, teksa ditë pas dite, thirren në të personazhe të ndryshëm për të dhënë dëshminë e tyre. Por, Engin dëshironte ta linte pas këtë histori dhe ka vendosur të mos paraqitet gjatë seancës. Sipas tij, nuk ishte e nevojshme që ai të ishte i pranishëm në të njejtën sallë me disa hajdutë kibernetikë.

MV5BZGM3NTYyZDMtMGJjMS00ZDZmLTg4NGQtY2ZkZjU0YTU2Y2MzXkEyXkFqcGdeQXVyMjQwMDg0Ng. V1

Grupi i të akuzuarve, u vidhte profilet e rrjeteve sociale personave të njohur dhe më pas i shisnin ato tek të tjerë, ose ia rishisnin personit që e kishte duke fituar kështu shuma të majme parash. Në raste se gjenin diçka “sekrete” në bisedat e këtyre personave, atëherë përveçse u kërkohej një vlerë më e madhe monetare për t’ua rikthyer profilet e tyre të rrjeteve sociale, atyre u bëhej më tej shantazh për të fituar akoma më tepër të ardhura. Gjithsesi, në këtë rast, policia është dërguar në banesën e Engin duke i kërkuar atij ta shoqëronin për të kryer procedurën e nevojshme që i takon gjatë seancave gjyqësore.